Bota

Europa zgjedh pesë përfaqësuesit për negociatat e paqes në Ukrainë, ja kush do të ulet në tryezë

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia do të jenë pjesë e ekipit negociator së bashku me institucionet europiane.

M.K.
Europa zgjedh pesë përfaqësuesit për negociatat e paqes
Luc Frieden me Friedrich Merz

Bashkimi Europian ka përcaktuar pesë vendet që do të përfaqësojnë Europën në negociatat e ardhshme për paqen në Ukrainë. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia do të jenë pjesë e ekipit negociator së bashku me institucionet europiane.

Sipas Reuters në diskutime do të marrin pjesë këshilltarët e sigurisë kombëtare të këtyre pesë vendeve, përfaqësues të Komisionit dhe Këshillit Europian, si dhe NATO.

Vendimi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa pas takimit të liderëve europianë në Dublin. Ai theksoi se Europa duhet të ketë një qëndrim të përbashkët për çështjet që lidhen me të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e kontinentit.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz kundërshtoi çdo diskutim për të ardhmen e Ukrainës pa pjesëmarrjen e saj, duke deklaruar se nuk mund të ketë bisedime për Europën pa Europën. Edhe kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi kundër lëshimeve ndaj Moskës.

Nga ana tjetër  Kremlini është shprehur i hapur për përfshirjen e vendeve europiane në negociata, ndërsa negociatori amerikan Jared Kushner ka nisur diskutimet me partnerët europianë për arkitekturën e sigurisë.

Paralelisht, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi kanë shënuar disa sinjale përparimi, por pa arritur ende një marrëveshje për çështjet më të vështira, veçanërisht kontrollin mbi territoret ukrainase./ZËRI

MOS HUMB