Bota

'Legjenda zëvendësohet me legjendë', Trump zbulon emrin për kreun e Nvidia-s: Tim Cook i 'Apple'

Trump vlerëson punën e Huang dhe sugjeron që drejtimin e gjigantit të teknologjisë ta marrë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple.

F.I
'Legjenda zëvendësohet me legjendë', Trump zbulon emrin
Tim Cook dhe Donald Trump

SHBA-Mes skandalit që përfshiu Nvidia, ceo i gjigantit të teknologjisë, Jensen Huang dha dorëheqjen. Largimi i tij solli edhe reagimin e presidentit Donald Trump, i cili propozoi edhe një emër për ta zëvendësuar atë në krye të kompanisë. Në një postim në rrjete sociale, Trump vlerëson punën e Huang dhe sugjeron që drejtimin e gjigantit të teknologjisë ta marrë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple.

“Tani që CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, i cili ka bërë një punë fantastike, ka dhënë dorëheqjen, ka vetëm një njeri për të zënë vendin e tij – Tim Cook i Apple. Një Legjendë zëvendëson një Legjendë! Presidenti DONALD J. TRUMP”.

Nvidia njoftoi dorëheqjen e Jensen Huang nga pozicionet e kryetarit, CEO-s dhe anëtarit të bordit, duke shënuar fundin e mandatit 33-vjeçar të bashkëthemeluesit të saj në krye të gjigantit të teknologjisë. 

Largimi i 63-vjeçarit vjen pas zbulimeve për dy lidhje jashtëmartesore. E para, të cilën Huang e ka pranuar, është me Alice Huang, drejtuese në kompaninë Megaspeed me bazë në Singapor, e cila dyshohet se është spiune e qeverisë kineze. Lidhja e dytë, sipas raportimeve në media, është me Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidia.

Sipas njoftimit të bordit, Colette Kress, e cila aktualisht është nënkryetare ekzekutive dhe drejtoreshë financiare e Nvidia, do të marrë përsipër detyrën e CEO-s së përkohshme.

MOS HUMB