Bota

Nuk sigurohen 61 votat, dështon në Kuvend ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale

Pas rreth 12 orësh diskutimesh kryetarja e Kuvendit  Albulena Haxhiu  vendosi të mbyllë seancën pa e hedhur projektligjin në votim, për shkak të mungesës së kuorumit.

M.K.
Nuk sigurohen 61 votat, dështon në Kuvend ndryshimi i ligjit për
KUVENDI I KOSOVES

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale pasi në sallë nuk kishte numrin e nevojshëm të deputetëve për të vijuar me procedurën.

Në momentin kur kjo çështje ishte parashikuar për votim, në seancë ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë, ndërsa për të rrëzuar veton e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe për të miratuar ligjin kërkoheshin të paktën 61 vota.

Pas rreth 12 orësh diskutimesh kryetarja e Kuvendit  Albulena Haxhiu  vendosi të mbyllë seancën pa e hedhur projektligjin në votim, për shkak të mungesës së kuorumit.

Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar që ligji i kthyer për rishqyrtim nga presidentja të miratohej në të njëjtën formë siç ishte votuar në muajin tetor.

Ndërkohë para nisjes së seancës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ambasada Britanike kishin shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimeve pa konsultime paraprake. Sipas tyre një nismë e tillë rrezikon pavarësinë e gjyqësorit bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë./ZËRI

MOS HUMB