
TIRANË- Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia, por edhe të gjithë deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kanë dalë të buzëqeshur nga Gjykata e Apelit. Kjo pasi ia dolën që të fitonin çështjen kundër Lulzim Bashës dhe tashmë vula e Partisë Demokratike është në duart e tyre.
Nga salla e gjyqit kanë dalë pamje nga momenti kur gjyqtari jep vendimin, i cili pritet me duartrokitje dhe takime miqësore mes demokratëve. Por të njëjtën vendim nuk e kanë pritur mirë përfaqësuesit e Bashës. Teksa mbështetësit e Berishës festonin, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa, qëndronin kokulur në sallë. Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, pas dhënies së vendimit, asnjë prej tyre nuk dha asnjë prononcim për mediat./ZËRI