TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar se SPAK është në përmbyllje të operacionit më të madh për goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri, dhe brenda ditësh do ti drejtohet Gjykatës së Posaçme për të ekzekutuar masat e sigurisë. Sipas Qynos, pjesë e këtij ‘Big’ operacioni që do të ndërmerret nga SPAK, janë prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës policie të lidhur me krimin.
Gazetari shton se këto arrestime, do të ndërmerren pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionet e koduara, të cilat janë sjellë në Shqipëri, edhe në sajë të koordinimit të punës me partnerë të huaj të SPAK.
VIDEOJA E ZËRIT:
Poll