
TIRANË- Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit duket se ka qenë pjesëmarrës në atentatin e trefishtë në Bradashesh. Kjo gjë zbulohet në një bisedë mes vëllezërve Dumani, në dosjen e siguruar nga ZËRI. Nuredini i rrëfen Dashnorit bisedën dhe prishjen e pazareve me Mikael Qosjan alias Kel Kamami dhe më pas e pyet nëse është përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku Talo Çela ka qenë shofer. Nga natyra e bisedës që Nuredin Dumani zhvillon me vëllain e tij Dashnor Dumani, kuptohet se në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ku është vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, kanë marrë pjesë Talo Çela, shofer i automjetit të përdorur në atentat, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia të cilët kanë qëlluar, si dhe Dashnor Dumani, i cili ka marrë pjesë por nuk ka qëlluar.