
TIRANË- Nuredin Dumani ishte i vendosur që ta eliminonte Talo Çelën, pasi ky i fundit, në një intervistë televizive i ka dhënë policisë indikacione se ku duhet të kërkojnë për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, zbardhen pazaret e Dumanit me Mikael Qosjen alias Kel Kamami për kokën e Talo Çelës. Kamami i ka kërkuar Dumanit eliminimin e Erion Alibejt, të njohur ndryshe si ‘krymi’, ndërsa Dumani në këmbim ka dashur kokën e Talo Çelës dhe shumën prej 1.5 milion eurosh. Por, këtu ka nisur dhe krisja mes Dumanit dhe Qosjas, pasi ky i fundit nuk ka rënë dakord për marrëveshjen që të vriste Talo Çelën. Madje i ka kërkuar që të pajtoheshin e të ribëheshin miq. Por, Dumani, pas debatit me Kamamin i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun me të ngushtë. Bëhet fjalë për Emiliano Ramazanin dhe Regis Runajn.