Video

Fredi Beleri lirohet nga burgu

Vetë Beleri ka paralajmëruar se procesin, dhe vendimmarrjen ndaj tij nga Gjykatat vendase do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

F.I
Fredi Beleri lirohet nga burgu
Fredi Beleri

FIER- Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin me kusht nga qelia. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, dhe njëherësh përfaqësues i Greqisë në Parlamentin Europian, fiton lirinë pas më shumë se një viti nga arrestimi i tij në datën 12 Maj, të vitit të kaluar. Procesi gjyqësor i Belerit është shndërruar në një telenovelë, dhe në një mollë sherri në marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat i fitoi me një diferencë të ngushtë votash, edhe pse nuk e ushtroi qoftë edhe një ditë të vetme mandatin e tij si kryebashkiak. Arrestimi i tij, dhe më pas vakanca në krye të Bashkisë së Himarës, sollën një sërë ngërçesh dhe parregullsish ligjore, të cilat u përmbyllën në 4 Gusht të këtij viti, me zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën për qytezën jugore të vendit. Belerit iu refuzuan dhjetra kërkesa për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ndërkohë që të njëjtat institucione lejuan betimin e tij si eurodeputet në Bruksel, duke e nxjerrë me kusht nga qelia për 5 ditë. Vetë Beleri ka paralajmëruar se procesin, dhe vendimmarrjen ndaj tij nga Gjykatat vendase do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB