
SHBA- Më 5 pril të vitit 1994 u nda nga jeta një nga ikonat e muzikës botërore, kitaristi dhe lideri i grupit Nirvana, Kurt Cobain. Sipas policisë së Siatëllit, muzikanti, atëherë 27 vjeç, kishte qëlluar veten në kokë në shtëpinë e tij. Por kjo ngjarje gjithnjë ka qenë e rrethuar nga misteri, pasi me kalimin e kohës me shumë njerëz që kanë ngritur pikëpyetje për vdekjen e tij.
Për autorin e librave amerikanë bestseller, Ian Halperin, legjenda e zhanrit "Grunge", vdiq si pasojë e mbidozës nga heroina dhe ai nuk mund ta kishte qëlluar veten. Kurt ishte i njohur për muzikën e tij të veçantë anembanë botës, ndërsa Nirvanat krijuan disa nga hitet që i kanë rezistuar kohës si "Smells like Teen Spirit", "Come as you are", apo "The Man who sold the World". Por legjenda e muzikës kishte një sasi 70 herë më shumë dozë vdekjeprurëse heroine në trupin e tij kur u gjet i pajetë, e shkencërisht do të ishte e pamundur që ai të qëllonte veten.
Cobain u bashkua me Klubin 27, ku bënin pjesë Jimi Hendrix, Jim Morrison dhe Janis Joplin, të ndarë nga jeta në moshën 27 vjeçare. Dyshimet janë shtuar se dikush tjetër ishte i përfshirë në vdekjen e ikonës muzikore, sepse në të vërtetë nuk u gjetën gjurmë gishtash në shotgun, pavarësisht se autoritetet pretendonin se Cobain vrau veten.
Hetuesit amerikanë të Siatëllit që patën në ngarkim çështjen, thanë se e kishin hedhur poshte pistën e vrasjes, dhe u bazuan te përdorimi i drogës.
Ekspertët mjeko-ligjorë të patologjisë thonë se është e pamundur që një qenie njerzëore të mund të përballojë kaq shumë heroinë për më shumë se një sekondë, e jo më të ngrejë armën e të qëllojë veten. Asnjë njeri nuk ka mundur që të jetojë me atë sasi aq të lartë doze heroine në trup. Dyshimet shtohen pasi në atë kohë, Cobain nuk kishte përdorur subsanca narkotike.
Kitaristi ishte gati që të niste një jetë të re larg drogës, ndërsa më parë kishte qenë në një qendër rehabilitimi për t'u pastruar.
Sipas Halperin, që ka shkruar librin "Çështja e mbyllur; Vrasja e Cobain", në armën me të cilën ikona e muzikës kreu vetëvrasje, nuk u gjetën shenja gishtërinjsh. Ai shtron pyetjen se si është e mundur që një i vdekur të fshijë shenjat e gishtave të armës që ka qelluar veten? Duket se hetuesit kanë preferuar që ta shmangin hetimin për vrasje. Ndërkohë trashëgimia muzikore e Cobain vazhdon që të shijohet nga miliona fansa anembanë botës, ndërsa shunë prej tyre ende kanë dyshime për ndarjen nga jeta në mënyrë misterioze të tij./Zëri.ai