Video

Drama vazhdon! Vesa nga Big Brother ka '2 fjalë' për ishin

Ajo tha se ish-kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

k.m.
Drama vazhdon! Vesa nga Big Brother ka '2 fjalë' për ishin
Vesa Vllasaliu, Mërgim Berisha dhe Edona

TIRANË- Vazhdon drama mes modeles Vesa Vllasaliu dhe ish të fejuarit të saj, Mërgim Berisha. Zëri.ai ka sjellë sërish për ju një video, ku edhe njëherë janë përmbledhur rrëfimet nga të gjitha palët. Sërish e reja nga Kosova, brenda shtëpisë së BBV Kosova, ka shokuar me deklaratat e saj. Ajo tha se ish-kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që ai më ka shkruar. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua. Kur i kam thënë të fejuarit tim, e kam screenshot, kështu që më qetë. Le të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, i kam unë të gjitha dhe avokati im,”- u shpreh Vesa Vllasaliu.

Ndërkohë që ai, në një intervistë të dhënë më parë për të, u shpreh se e reja nuk e respektonte familjen e tyre. Ndërsa shoqja e saj e ngushtë, Edona Berisha ka deklaruar se kishte njohje me modelen, por nuk ishin shoqe të ngushta.

Drama vazhdon...nëse ka seri të tjera, na ndiqni në Zëri.ai!

Poll

MOS HUMB