
AUSTRALI - Një video e shpërndarë në mediat sociale tregon një 'fiernado', pranë përroit të Tennant në veri të Australisë.
SilverBridle Contracting, një kompani që punonte në atë zonë në atë kohë, postoi videon më 31 tetor. Ata u mahnitën, për faktin se zjarri merrte formën e një tornadoje.
Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA, ky fenomen ndodh kur nxehtësia e zjarrit rritet shpejt, duke lënë pas tij një hapësirë boshe.
Ajri vërshon në atë boshllëk, duke krijuar një rrymë, që tërheq zjarrin nga vetja. Sezoni i zjarreve në Australi vjen pas disa vitesh përmbytjesh rekord.
Zjarret e asaj që u quajt “vera e zezë” në Australi më 2019-2020, pasuan me disa vite thatësirë./Zëri.ai/