
TIRANË- Zëri.ai zbardh dosjen prej 200 faqesh, në të cilën SPAK deklaron se ka shkelje që datojnë nga viti 2005 dhe përfshijnë ministra e zyrtarë të kabinetit të qeverisë Berisha 2.
Si u krijua mekanizmi që mori një tokë shtetërore ku ishte ndërtuar kompleksi i parë modern sportiv? Një tokë për të cilën pronarët sipas Prokurorisë ishin dëmshpërblyer nga qeveria e viteve 1939-1941 dhe që i kishte kaluar shtetit përfundoi në duart e një rrjeti ndërtuesish, falë shkeljeve që sot dokumentohen e zeza në të bardhë.
Familjet nisin zyrtarisht përpjekjet për marrjen e pronës fill pasi prona ishte deklaruar se nuk i shërbente shtetit.
Letër pas letrre, më 21 mars të 2007, me disa shkelje në regjistra sipas SPAK, Bashkim Bekteshi mori pronën si trashgimtar i familjes Begeja. Përfitimi, 26 mijë 236 m2.
E njëjta procedurë u ndoq edhe nga familja Saliaga. Edhe Saliaga, njësoj si Begaj rimorën truallin në nëntor 2007.
Pas Saliagës, është radha e familjes Vaqarri.
Në skenë është i njëjti personazh, Xhimi Begeja. Ai rinis procedurën për kthimin e truallit bashkë me Fatmir Bektashi. Edhe kjo familje rimerr sipërfaqjen.
Në mënyrë uniformë, procedura është thuajse e njëjtë për të gjitha familjet. Një shkresë e brendshme e MM mjaftoi për ti sinjalizuar që toka ishte e lirë. Me këtë sinjal, Bekteshi kërkoi kthimin, njësoj dhe të tjerët.
Jamarbër Malltezi, dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar si një nga përfituesit kryesorë pasi rezulton pronar i mbi 60% të kësaj pasurie, është lënë në burg. Vendimi u mor në një seancë gjyqësore ku morën pjesë dhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një kontinent ku vetë liderit demokrat i është ndaluar hyrja.
Vetë Berisha ka refuzuar të paraqitet në gjykatë me argumentin se është shkelur Kushtetuta, duke qenë se kërkesa për masën e sigurisë ndaj tij nuk ka kaluar nga Kuvendi.
Ndërsa, Fatmir Bekteshi, ndërtuesi e ortaku i Malltezit është marrë në pyetje dy herë dhe po hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer.
Por pse e akuzon sot SPAK Malltezin, çfarë përmbajnë 200 faqet e dosjes së bujshme, të cilën vetë Berisha e quan “goditjen e shekullit ndaj opozitës”?
Jamarbër Malltezi i hyri kësaj historie si përfitues i vetëm 144 metrave katrorë, por sot gëzon 5.4 milion euro pasuri, tashmë e sekuestruar.
Në katër vite qeverisje, në të gjithë këtë histori u përfshinë 3 ministra të mbrojtjes Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, Ministri i Financave Ridvan Bode, drejtoria e përgjithshme e hipotekës, drejtorët lokalë dhe të përgjithshëm të Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, këshilli i ministrave për të votuar të paktën tre VKM dhe një akt normativ, disa gjeneralë dhe oficerë të lartë të forcave të armatosura dhe dhjetëra zyrtarë publikë.
Pas shqyrtimit të të gjithë këtyre hetimeve, SPAK del në konkluzionin se Berisha e ka përdorur funksionin e tij si kryeministër, për të ushtruar presion ndaj Komandës Mbështetëse, nëpërmjet një kontrolli, që nga kjo e fundit të merrej në administrim prona dhe të dorëzohej duke u nënshkruar dhe kontrata e shitjes.
Në konferencat për shtyp, kryedemokrati e ka konsideruar një sulm politik atë që po ndodh aktualisht me familjen e tij dhe si autor ka shënjestruar kryeministrin Edi Rama.
Por sa pronarë ka pasur Shqipëria dhe a kanë pasur të gjithë këtë mundësi që ta marrin pronën e tyre kur ka kaq shumë probleme mes fiseve? Të ju kthehet nga terren sportiv në terren banimi? Si është e mundur që ndërtohen 17 kulla?
Si do të mbyllet kjo çështje? A do të jetë pasuria e dhëndrit fundi i politikës së liderit demokrat që rrëzoi diktaturën?
Ndiqni dokumentarin e Zëri.ai: