Video

Truproja i 'Principotes' vret turistin portugez në Ksamil

Vata ishte fshehur në bagazhin e një makine, tip Ford, që drejtohej nga një shtetase turke 31-vjeçare, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, po shtetas turk.

F.I.
Truproja i 'Principotes' vret turistin portugez në Ksamil
Foto ilustruese

KSAMIL- Luis Miguel Varela Mendes, 21 vjeç është gjetur i vdekur në plazhin e Ksamilit, në një shezlong. Portugezi dyshohet të jetë vrarë me thikë pas një konflikti për një vajzë nga 29-vjeçari, Sokrat Vata, banues në Has. Pas ngjarjes autori u arratis, por u arrestua disa orë më vonë në Levan të Fierit. Vata ishte fshehur në bagazhin e një makine, tip Ford, që drejtohej nga një shtetase turke 31-vjeçare, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, po shtetas turk. Autori rezulton i punësuar si truprojë nga kompania ‘Elite Security Grup' në plazhin e “Pronciopotes” dhe me një të kaluar kriminale në Angli, ku është dënuar me pesë vite burg për vepra të lidhura me trafikun e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar autorin e vrasjes. Si polici dhe autori rezultojnë truproja të kompanisë private 'Elite Security Grup'. Lidhur me këtë në Polici është shoqëruar edhe Marjo Katirai pronar i 'Elite Security’.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB