Video

Dyshimet për korrupsion: Hungaria heton “One Albania”

Hetimi pritet të përfshijë edhe aktivitetin e 4iG në sektorët e telekomunikacionit dhe teknologjisë satelitore, ku kompania ka përfituar financime shtetërore, kontrata publike dhe shërbime strategjike.

F.I
Dyshimet për korrupsion: Hungaria heton “One Albania”
foto ilustruese

HUNGARI- Qeveria hungareze ka nisur një hetim gjithëpërfshirës mbi marrëdhënien financiare të grupit teknologjik 4iG, kompanisë që zotëron edhe “One Albania” dhe shtetit hungarez. Në fokus është një marrëveshje 10-vjeçare, me vlerë rreth 3.1 miliardë euro, e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes, si edhe kontrata të tjera në sektorin e mbrojtjes. Hetimi pritet të përfshijë edhe aktivitetin e 4iG në sektorët e telekomunikacionit dhe teknologjisë satelitore, ku kompania ka përfituar financime shtetërore, kontrata publike dhe shërbime strategjike. Kryeministri hungarez ka ngarkuar ministrat përgjegjës për Ekonominë, Mbrojtjen, Financat dhe Shkencën që të raportojnë mbi rezultatet e kontrollit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB