FUSHË-KRUJË- Ylli Zalla i shpallur në kërkim prej nëntorit 2025 është arrestuar gjatë një operacioni policor në një banesë në afërsi të shtëpisë së tij në Zallë të Fushë Krujës. 49-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në momentin e arrestimit ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe 3 karikatorë me fishekë. Tre ditë pas atentatit të bujshëm të 11 nëntorit, 49-vjeçarit iu gjetën dy arsenale armësh një në Zall dhe një në Nikël. Zalla dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve dhe nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti tip 'Toyota Yaris' i autorëve të atentatit mafioz në Rinas. Arrestimi i tij vjen një ditë pasi një sasi tritoli shpërtheu në banesën e tij.
/ZËRI