TIRANË- Prej një viti tashmë, çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve në Tiranë vijojnë të qëndrojnë mbi nivelin e 2 mijë euro/m². Megjithatë, në qershor u konstatuan rënieje të çmimeve në kryeqytet. Drejtuesi i “Çelësi Media Group” Ylli Sula u shpreh për Monitor se një ndër faktorët kryesorë të nisjes së rënies së çmimeve është ulja e tatimit për shitblerjen e apartamenteve nga nisja e zbatimit të procesit të rivlerësimit. Kjo ka bërë që çmimet e shitjes të ulen me rreth 3–4%. Ndërkohë, agjentë të tjerë imobiliarë e lidhin rënien e çmimeve me hetimet e shumta të nisura nga SPAK, gjatë të cilave janë sekuestruar prona luksoze të dyshuara se u përkasin grupeve kriminale. Sipas tyre, kjo ka ndikuar në frenimin e qarkullimit të parasë informale në tregun e pasurive të paluajtshme, duke sjellë si pasojë edhe uljen e kërkesës nga kjo kategori blerësish. Rritja e çmimeve brenda 7 viteve është 115% apo rreth 2.1 herë më e madhe. Në raport me 2005 kur ka nisur llogaritja e indeksit, çmimet mesatare të apartamenteve deri në muajin qershor 2026 janë rritur me 218 %, apo rreth tre herë më shumë sesa 21 vite më parë.
/ZËRI