Video

Takimi i zhvilluar mes Gentjan Bejtjas dhe Ervis Martinajt

Takimi është zhvilluar pasi dyshohej se Bejtja kishte gisht në atentatin e dyfishtë ku mbetën të vrarë Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

F.m
Takimi i zhvilluar mes Gentjan Bejtjas dhe Ervis Martinajt
Ervis Martinaj, Gentjan Bejtja dhe Gani Bejtja

TIRANË- Babai i Gentjan Bejtjas, i cili u vra mbrëmjen e 15 marsit, ka rrëfyer një takim që i biri kishte zhvilluar me të shumëkërkuarin e zhdukur oa gjurmë, Ervis Martinajn. Në një rrëfim për emisionin “Uniko”, babai i Bejtjas është shprehur se djali i tij ka zhvilluar një takim me Martinajn, një vit e gjysmë para se ky i fundit të zhdukej. Takimi është zhvilluar pasi dyshohej se Bejtja kishte gisht në atentatin e dyfishtë ku mbetën të vrarë Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

“Gentjan Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, 1 vit e gjysëm para se të zhdukej, pasi dyshohej për ngjarjen ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Fushë-Kuqe dhe e kanë sqaruar me njëri-tjetrin,"- tha Gani Bejtja. 

 
 

 

Poll

MOS HUMB