Aktualitet

U vra me 30 plumba në oborrin e banesës, ish-polici Gentjan Bejtja përcillet sot në banesën e fundit

Familjarët, të cilët kanë vendosur lajmërimin pranë banesës bëjnë me dije se 48-vjeçari do të varroset në orën 14:00.

E.K
U vra me 30 plumba në oborrin e banesës, ish-polici Gentjan Bejtja
Gentjan Bejtja

TIRANË- Ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja, i cili u ekzekutua një ditë më parë në Larushk do të përcillet këtë të shtunë në banesën e fundit. Familjarët, të cilët kanë vendosur lajmërimin pranë banesës bëjnë me dije se 48-vjeçari do të varroset në orën 14:00.

Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesë nga porta kryesore, e cila ka qenë e hapur në atë moment dhe e kanë ekzekutuar teksa viktima po vadiste domatet. Ndaj tij janë lëshuar 50 plumba ndërsa shumica prej tyre e kanë prekur në fytyrë dhe trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në sy të fëmijëve dhe nënës së moshuar të viktimës. Pasi kanë qëlluar nga porta, autorët, të cilët kanë qenë të maskuar janë afruar afër dhe e kanë qëlluar sërish për tu siguruar se ka vdekur./ZËRI

Poll

MOS HUMB