Aktualitet

EMRAT-Infermieri tenton të vrasë nënë e bir duke i përplasur me makinë: Më bullizuan

Incidenti dyshohet se ka ardhur nga një konflikt i një dite më parë mes kolegëve.

f.t
EMRAT-Infermieri tenton të vrasë nënë e bir duke i
Davë, Kristian Ndoja dhe Mersin Mlloja

SHKODËR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bushat, ku 38-vjeçari Mersin Mlloja ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte dy kolegët e tij nënë e bir. Incidenti dyshohet se ka ardhur nga një konflikt i një dite më parë mes kolegëve.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në qendrën e Infermierisë në Bushat, ndërsa autori, Mersin Mlloja punonte në një qendër tjetër. Të tre kanë qenë në një trajnim dje kur ka nisur konflikti. 38-vjeçari banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativ.

Mlloja ka deklaruar në polici se ka tentuar të përplasë me makinë dy kolegët e tij të qendrës shëndetësore në Bushat, pasi e kanë bullizuar. Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar 38-vjeçarin Mersin Mlloja, ndërsa nënë e bir Davë dhe Kristian Ndoja ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste 2 shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që drejtonte 38-vjeçari Mersin Mlloja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: M. M., 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB