
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ekzekutimin e Genjtjan Bejtjas në Larushk një ditë më parë. Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesë nga porta kryesore, e cila ka qenë e hapur në atë moment dhe e kanë ekzekutuar teksa viktima po vadiste domatet. Ndaj tij janë lëshuar 50 plumba ndërsa shumica prej tyre e kanë prekur në fytyrë dhe trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në sy të fëmijëve dhe nënës së moshuar të viktimës. Pasi kanë qëlluar nga porta, autorët, të cilët kanë qenë të maskuar janë afruar afër dhe e kanë qëlluar sërish për tu siguruar se ka vdekur.
Makina e përdorur në krim dyshohet se është vjedhur në Shkodër. Pas ngjarjes autorët i vunë flakën mjetit “Land Rover”, bashkë me katër kallashnikovët e përdorur në krim brendaj tij. Ende nuk dihen autorët dhe porositësit e ngjarjes. Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve dhe Valter Bamin por ende nuk ka emra konkretë të personave të përfshirë në ekzekutimin e ish-policit./ZËRI