Aktualitet

VIDEO/ Sot u ekzekutua në atentat, Gentjan Bejtja i pranishëm në momentin e rrëmbimit të Enver Stafukës

Nuk ka ende gjurmë nga Stafuka, ndërsa përpjekjet për eliminimin e Bejtjes ishin të vazhdueshme derisa sot ja arritën qëllimit. 

a.l
VIDEO/ Sot u ekzekutua në atentat, Gentjan Bejtja i pranishëm në
Enver Stafuka dhe Gentjan Bejtja

FUSHË KRUJË- Gentjan Bajtja i cili u ekzekutua sot në një atentat me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, ka qenë dëshmitar në rrëmbimin e Enver Stafukës 10 vite më parë në Fushë Krujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 shkurt 2015, ndërsa në vendin e ngjarjes ishte edhe Durim Bami dhe Ramazan Rraja. Nuk ka ende gjurmë nga Stafuka, ndërsa përpjekjet për eliminimin e Bejtjes ishin të vazhdueshme derisa sot ja arritën qëllimit. 

Momenti është publikuar nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin "Në Shënjestër". 

Sot, gati 9 vite më vonë, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve. Policia e cila ka rihapur dosjen është duke hetuar grupin e Emiljano Shullazit, si të përfshirë në krimin e rëndë.

Si ndodhi vrasja e Gentjan Bejtjas?

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u ekzekutua pranë banesës së tij. Burime për ZËRI bëjnë me dije se personat që kanë hyrë në banesën e tij, mendohet të jenë 2. Të dy, kanë hyrë të maskuar dhe me kallashnikovë në duar, direkt e në serën e obektivit të tyre për ta ekzekutuar. Por, Bejtja mund t’i ketë parë autorët pasi në oborrin e banesës së tij janë vërejtur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të banesës. Ndaj edhe dyshohet se ai mund t'i ketë parë autorët, e ka tentuar që t'i shpëtojë atentatit. Por nuk ia ka dalë dot./ZËRI 

Poll

MOS HUMB