Aktualitet

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shefi i komisariatit: S'themi dot asgjë, sekret hetimor!

Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve

k.m.
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shefi i
Kreshnik Alimadhi

FUSHË KRUJË- Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka folur lidhur me atentatin që i mori jetën Gentian Bejtjas. Para mediave të pranishme ne vendin e ngjarjes, Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve, por u kujdes që të mbante sekret çdo detaj tjetër lidhur me ngjarjen. 

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”– tha shefi i komisariatit.

I pyetur nëse kishte persona të tjerë në banesë bashkë me Bejtjan, Alimadhi tha: Nuk mund ta them i përkasin çështjeve të hetimit!/ZËRI

Poll

MOS HUMB