Aktualitet

Shenja gjaku deri në pjesën e pasme të shtëpisë, Gentjan Bejtja tentoi të ikte, por s'ja doli

Të dy, kanë hyrë të maskuar dhe me kallashnikovë në duar, direkt e në serën e obektivit të tyre për ta ekzekutuar.

k.m.
Shenja gjaku deri në pjesën e pasme të shtëpisë,
Pamje nga Gentjan Bejtja

FUSHË KRUJË- Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja ditën e sotme pranë banesës së tij. Burime për ZËRI bëjnë me dije se personat që kanë hyrë në banesën e tij, mendohet të jenë 2. Të dy, kanë hyrë të maskuar dhe me kallashnikovë në duar, direkt e në serën e obektivit të tyre për ta ekzekutuar.

Por, Bejtja mund t’i ketë parë autorët pasi në oborrin e banesës së tij janë vërejtur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të banesës. Ndaj edhe dyshohet se ai mund t'i ketë parë autorët, e ka tentuar që t'i shpëtojë atentatit. Por nuk ia ka dalë dot./ZËRI

Poll

MOS HUMB