Aktualitet

U "pikas" nga makina! Policia po ndjek Eljon Haton, 'ushtari' i Ervis Martinajt me 'bazë' në Sauk

Policia i ka gjetur mjetin me të cilin qarkullon, por nuk dihet nëse kanë mundur që të kapin edhe të riun nga Shkodra. 

k.m.
U "pikas" nga makina! Policia po ndjek Eljon Haton,
Eljon Hato

TIRANË- Policia e Shtetit është në ndjekje të Eljon Hatos. I shumëkërkuari është pikasur në Sauk, ku Policia i ka gjetur mjetin me të cilin qarkullon, por nuk dihet nëse kanë mundur që të kapin edhe të riun nga Shkodra. Aktualisht, sipas burimeve të ZËRI, në zonë ka forca të shumta të Policisë së Shtetit, por edhe të RENEA-ve, që kanë rrethuar të gjithë zonën. 

Kush është Eljon Hato?

Eljon Hato nuk është një emër i panjohur për policinë dhe prokurorinë shqiptare. Shoku i Ervis Martinajt ndodhej në lokalin Monopol mbrëmjen e 4 tetorit 2018, por edhe më herët ai ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato nën efektin e alkoolit ka akuzohet se vrau një moshatarin e tij pas një sherri banal.  Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.

Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë.

Më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljon Hato. Njëri nga plumbat e ka zënë në shtyllën kurrizore./ZËRI

Poll

MOS HUMB