Video

Shpërthim i ri i vullkanit në Islandë, më i madhi deri tani

Ky është shpërthimi i shtatë që nga viti 2021 dhe shkencëtarët besojnë se zona po hyn në një epokë të re vullkanike që mund të zgjasë për dekada apo edhe shekuj

E.K
Shpërthim i ri i vullkanit në Islandë, më i madhi deri tani
vullkani ne islande

ISLANDË- Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandën jugore për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në Gadishullin Reykjanes - i katërti që nga dhjetori.

Mendohet që ky i sotmi të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Llava ka arritur në mbrojtjen lindore rreth qytetit të evakuuar të Grindavik, thanë mediat lokale.

Njerëzit janë zhvendosur gjithashtu nga Laguna Blu aty pranë, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës.

Hapësira ajrore e Islandës mbetet e hapur, pavarësisht reve të mëdha të tymit që janë krijuar si pasojë e shpërthimit të vullkanit.

Shpërthimi nuk ka prekur aeroportin kryesor ndërkombëtar, i cili shtrihet në veri-perëndim të Grindavik.

Gjeofizikani Magnus Tumi Gudmundsson, i cili ishte ndër ata që fluturuan mbi zonat e prekura me një helikopter, tha për mediat lokale se shpërthimi i së shtunës ishte më i fuqishmi deri më tani.

Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta e Mesme e Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet.

 

Poll

MOS HUMB