Video

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës.

F.I
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain
Erion Isai

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain. Kryebashkiaku akuzohet për shkelje së barazisë në tendera dhe ankande publike, si dhe për shpërdorim detyre e korrupsion gjatë drejtimit të Bashkisë. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës. Rruga pësoi shembje në një pjesë të saj më 17 shkurt 2024 teksa ishte ende në ndërtim. Hera e fundit që Isai ka qenë në SPAK, ishte mëngjesin e 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB