Video

Veliaj kërkoi të jetë i pranishëm, Këshilli Bashkiak: Na shkruaj

Më pas në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak, ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga detyra

zh.ll
Veliaj kërkoi të jetë i pranishëm, Këshilli Bashkiak:
Erion Veliaj

TIRANË-Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet paraditen e së martës në orën 10:00, ndërsa pritet që të futet në rend dite kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Më pas në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak, ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga detyra. Pak ditë më parë, Veliaj i bëri një kërkesë Këshillit Bashkiak që të jetë i pranishëm në këtë mbledhje, ndërsa Këshilli Bashkiak i është përgjigjur kërkesës së tij përmes një letre, ku i bëjnë me dije se në rast të pamundësisë për të qenë prezent fizikisht, qëndrimet e tij mund ti dorëzojë me shkrim. Vendimmarrja për t’i propozuar qeverisë shkarkimin e kryebashkiakut do të duhet të marrë votën e shumicës së të gjithë këshilltarëve, pra 31 pro nga 61 anëtarë gjithsej. Pas votimit, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Qeveria më pas vendos shkarkimin, por Veliaj ka të drejtë ta kundërshtojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB