Video

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, stafeta i kalon Elis Halilit

Mbledhja u zhvillua mes tensioneve dhe debateve, mes demokratëve dhe socialistëve.

zh.ll
Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, stafeta i kalon Elis Halilit
Ermal Dredha dhe Elis Halili

TIRANË-Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur këtë të hënë, Elis Halilin si kryetarin e komanduar të Bashkisë. Halili, inxhinier dhe një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë, u propozua nga anëtarët socialistë të Këshillit, por kjo u kundërshtua nga këshilltarët opozitarë. Mbledhja u zhvillua mes tensioneve dhe debateve, mes demokratëve dhe socialistëve. Fillimisht, gjatë mbledhjes, opozitarët kërkuan praninë e Ermal Dredhës në mbledhje për të sqaruar arsyet e dorëheqje, ndërsa më pas kundërshtuan propozimin e Halilit. Megjithatë, në përfundim në votim të hapur u hodh vetëm emri i Halilit, i cili mori 29 vota pro. Zgjedhja e nënkryetarit i cili do të kryejë funksionet e kreut të bashkisë vjen pasi më 10 shtator, Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB