Video

Shkaku i aksidentit që mori jetën e 21 turistëve në Itali

Shoferi i autobusit ka qenë italian dhe është në mesin e viktimave. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje.

E.K
Shkaku i aksidentit që mori jetën e 21 turistëve në Itali
Pamje nga autobusi pas aksidentit

ITALI- Autoritetet kanë nisur hetimet për aksidentin tragjik me 21 të vdekur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mestre të Venezias.

Një autobus me turistë ukrainas, gjermanë, francëzë dhe kroatë ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Shoferi i autobusit ka qenë italian dhe është në mesin e viktimave. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje.

Shkaku i aksidentit që mori jetën e 21 turistëve në Itali
Shoferi i autobusit mes 21 viktimave

Ndërkohë, po priten me interes edhe kqyrja e kamerave të sigurisë për të parë dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.

Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit. Më pas mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.

Flakët që shpërthyen u përhapën me shpejtësi, ndoshta për shkak edhe të karburantit. Policia italiane thotë se autobusi duhet të ketë qenë hibdrid, pra gjysmë elektrik.

Zjarri u mori jetën 21 udhëtarëve dhe 18 të tjerë mbetën të plagosur.

Kryebashkiaku i Venezias Brugnaro shpalli ditë zie për atë që ai e konsideroi si tragjedinë më të rëndë dhe apokaliptike në komunitetin e tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB