
MERYLAND - Një çift nga Maryland teksa ishte duke bërë një udhëtim të gjatë për në shtëpi, ka bërë një ndalim në Virxhinia, duke blerë një biletë Powerball, që rezultoi tepër fatlume.
Çifti, nga bileta fituan 1 milionë dollarë. Christine Oberheitmann u tha zyrtarëve të Llotarisë së Virxhinias se ajo dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin për në shtëpi, në Berlin të Maryland, kur ata kanë ndaluar për një pushim në Cape Charles.
Oberheitmann deklaroi se ndërsa ishte brenda dyqanit ajo vuri re se xhekpoti i Powerball për tërheqjen e 9 shtatorit ishte rritur në 500 milionë dollarë.
“Unë e di këtë lojë dhe zakonisht luaja vetëm kur xhekpoti arrinte shifër të madhe”, tha zonja.
Ajo bleu një biletë dhe vazhdoi udhëtimin për në shtëpi, ku çifti më vonë mësoi se bileta ishte përputhur me numrat: 11-19-29-63-68. Këto shifra ishin fitueset./Zëri.ai/