Video

Spikeren në Gjermani e kap e qeshura 'live'

Ajo kërkoi ndjesë por sërish nuk e mbante dot të qeshurën, e cila zgjati për disa minuta.

E.K
Spikeren në Gjermani e kap e qeshura 'live'
Susanna Daubner

GJERMANI- Transmetimet e drejtëpërdrejta nuk janë gjithmonë shumë të lehta. Një incident komik është regjistruar gjatë transmetimit live në kanalin ARD, ku spikeren Susanna Daubner e kap e qeshura. Prej më shumë se 24 vitesh në ekran, Dauber nuk e mbajti dot të qeshurën.

Pamjet e saj u bënë virale në rrjetet sociale. Kolegët e njoftuan për një lajm në lidhje me samitin e kancelarit Olaf Scholz, por ajo nuk mundi ta çonte deri në fund për shkak të të qeshurës. Ajo kërkoi ndjesë por sërish nuk e mbante dot të qeshurën, e cila zgjati për disa minuta.

Pas këtij episodi ajo ka treguar dhe shkakun që krijoi gjithë skenën sa komike aq dhe të sikletshme. Sipas saj ka qenë një kolege që e ka bërë për të qeshur. Por publiku e ka pritur mjaft mirë këtë episod. Spikerja ka treguar se shumë njerëz i kanë shkruar duke e falenderuar për humorin./Zëri

Poll

MOS HUMB