
Pamje nga shperthimi
BRITANI E MADHE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Oxford të Britanisë së Madhe.
Shpërthimi ndriçoi gjithë qiellin për disa sekonda, dhe trembi qytetarët që e panë dhe e ndjenë nga shtëpitë e tyre. Nëse fillimisht shpërthimi u raportua me doza misteri, tashmë është zbuluar edhe shkaku që ccoi në këtë fenomen të pazakontë.
Siç raporton The Sun, shpërthimi misterioz u shkaktua nga një goditje rrufeje në fabrikën e mbetjeve.
Kontejnerët me gaz morë flakë, prandaj edhe shpërthimi ishte jashtëzakonisht i fortë.
Sipas BBC, policia ka konfirmuar se askush nuk u lëndua, ndërsa banorëve iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret dhe dyert.
Poll