Video

Rama ‘u mbyll derën’ emigrantëve nga Britania e Madhe

Rama tha në një prononcim për Euronews, se marrëveshja me Italinë është ekskluzive, dhe nuk do të përsëritet me shtete të tjera.

F.m
Rama ‘u mbyll derën’ emigrantëve nga Britania e Madhe
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë fund zërave, se Shqipëria mund të lidhë një marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për emigrantët, me Britaninë e Madhe. Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, Rama tha në një prononcim për Euronews, se marrëveshja me Italinë është ekskluzive, dhe nuk do të përsëritet me shtete të tjera. Deklarata erdhi pasi Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua në Romë me homologen italiane Giorgia Meloni për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për skemën që do të zbatohet mes Italisë dhe Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB