Video

Cila është “dosja drithëruese” që të gjithë e përflasin po askush nuk e nxjerr?

Kjo dosje, sipas gazetarëve të ftuar në emisionin “Top Story” përmban të dhëna drithëruese, që do të fusnin në kolaps vetë sistemin e drejtësisë, për shkak të emrave të rëndësishëm që përmenden në akte korruptive, dhe ndërhyrje për çështje të ndryshme gjyqësore.

F.m
Cila është “dosja drithëruese” që të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Prej kohësh në Tiranë, thuhet se në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, është mbyllur në mënyrë ‘hermetike’ një dosje ku përmenden emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, që janë pjesë e përgjimeve në SKY ECC. Kjo dosje, sipas gazetarëve të ftuar në emisionin “Top Story” përmban të dhëna drithëruese, që do të fusnin në kolaps vetë sistemin e drejtësisë, për shkak të emrave të rëndësishëm që përmenden në akte korruptive, dhe ndërhyrje për çështje të ndryshme gjyqësore. Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, dosja në fjalë, e cila ka një vendim gjyqësor nga SPAK, për të mos u publikuar, i përket operacionit dhe hetimeve që çuan në pranga kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka. Ky i fundit duket se nuk ka vepruar i vetëm, por në bashkëpunim edhe me kolegë të tij brenda sistemit të drejtësisë, një pjesë e të cilëve madje, e kanë kaluar Vetingun, dhe janë pjesë e organeve më të larta. Të njëjtën gjë thotë dhe Lorenc Vangjeli.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB