
TIRANË- Emisioni investigativ “Report” në televizionin Rai3 në Itali, i ka kushtuar një artikull të veçantë marrëveshjes mes dy qeverive për emigrantët e paligjshëm që kapen në ujërat e Mesdheut. Në këtë emision, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, shfaqet si personi kyç për nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa media italiane e cilëson si avokatin e trafikantëve të drogës. Media italiane i referohet zyrës së avokatisë që Agaçi ka pasur prej vitesh në Romë, ndërsa shton se ai ka fituar besimin e Edi Ramës, duke e caktuar në një nga pozicionet kyçe në kryeministri. Pas këtij reportazhi invetigativ, vetë Agaçi, bumri 2 në kryeministri shprehet se ka udhëzuar avokatët e tij që të ngrejnë një padi në drejtim të medias italiane dhe gazetarëve. Avokati Agaci mban një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithashtu i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministres italiane.