
ITALI- Matteo Messina Denaro, edhe pse i shpallur në kërkim si një prej bosëve më të mëdhenj të mafias, kishte qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai kishte krijuar një profil në Facebook dhe në Instagram me pseudonimin Francesco Averna. Në Facebook ai kishte 4 miq, duke përfshirë tre gra nga Campobello di Mazara (qyteti ku jetonte) dhe një dyqan veshjesh sportive nga Partanna; ndërsa në Instagram ndiqte 447 profile dhe kishte 63 ndjekës. Fotoja e tij e profilit ishte një qen i vogël dhe në përshkrimin që i bënte vetes, hiqej si një kirurg, i diplomuar në Universitetin Boçoni në Milano. E po ashtu, e thoshte hapur se ishte "beqar". Shefi i mafias italiane përdorte Facebook-un për mesazhe private, ku kishte shumë gra me të cilat shkëmbente batuta, disa prej të cilave i kishte takuar. Në vitin 2013, në Facebook, Denaro fliste edhe me motrën e tij, Anna Patrizia. Gruaja kishte zgjedhur emrin e një perandoreshë romake, Lucilla. Matteo Messina Denaro vdiq në burg, pasi vuante nga kanceri i zorrës së trashë.