
TIRANË- Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, janë shfaqur në një intervistë me gazetarët e RAI3, në emisionin investigativ Report edhe pse e kanë të ndaluar që të takohen me persona jashtë familjes së tyre, për shkak të masës së arrestit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se po mbahet nën arrest politik, ndërsa përsëriti akuzat që ka bërë edhe në mediat shqiptare, që qeveria Rama është e korruptuar. Berisha shtoi për median italiane, se Rama ka frikë nga rikthimi i tij, dhe për këtë shkak përmes organeve të drejtësisë, që kontrollohen prej tij, i ka kufizuar lirinë. Berisha foli dhe për marrëveshjen e emigrantëve mes Ramës dhe Melonit, për të cilën është shprehur se ka qenë kundër që në fillim. Megjithatë vetë Berisha është shprehur kundër dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo diskutohej në forumet drejtuese të Partisë Demokratike.