Aktualitet

Policia e kërkon me 'qiri', hajduti i "Myslym Shyrit' tenton të vjedhë tjetër biznes, por i dështon plani

Ai ka hyrë i qetë në dyqan dhe me një pistoletë në dorë (të dyshuar) fallso ka tentuar të marrë xhiron ditore. Po këtë herë ka hasur në kundërshtinë e punonjësve. K

E.K
Policia e kërkon me 'qiri', hajduti i "Myslym Shyrit'
Hajduti

TIRANË- Hajduti që vodhi mbrëmë një dyqan të një kompanie celulare në “Myslym Shyri”, këtë mbrëmje është rikthyer sërish në "aksion" dhe ka tentuar të vjedhë një tjetër dyqan, po i telefonisë celulare. këtë herë në zonën e Kombinatit por që plani i ka dështuar. 

Ai ka hyrë i qetë në dyqan dhe me një pistoletë në dorë (të dyshuar) fallso ka tentuar të marrë xhiron ditore. Po këtë herë ka hasur në kundërshtinë e punonjësve. Këto të fundit kanë kuptuar se kanë të bëjnë me një armë fallso dhe kanë bërë rezistencë. 

Raportohet se sapo ka hyrë në dyqan ai ka përshëndetur vajzat. Një nga të cilat e ka përzënë jashtë. Dhe pse po kërkohet nga Policia duket se autori lëviz i qetë rrugëve të Tiranës në tentativë për të kryer vjedhjen e radhës. 

Një natë më parë ai kreu një vjedhje në një dyqan të telefonisë celulare në rrugën "Myslytm Shyri", vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Pasi mori paratë ai u largua i qetë. Policia është vënë në ndjekje të tij por me sa duket ai vepron i qetë nën "hundën" e tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB