Aktualitet

Rrokadë në Policinë e Shkodrës! Ikën Hodo, e zëvendëson Edmond Sulaj

Postin e tij tashmë do e mbajë Edmond Sulaj.

E.K
Rrokadë në Policinë e Shkodrës! Ikën Hodo, e
Ervin Hodo

TIRANË- Rrokadë në Policinë e Shkodrës. Raportohet se me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Ervin Hodo është liruar nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shkodrës. Postin e tij tashmë do e mbajë Edmond Sulaj.

Ndërsa vendin e lënë bosh nga Sulaj e merr Hodaj, i cili tashmë do të jetë Drejtori i Krimive të Rënda në Policinë e Shtetit.

Nuk dihet ende arsyet e kësaj lëvizjeje. Hodaj e mori detyrën një vit më parë. Ndërkohë Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka bërë disa ndryshime në ditët e fundit. Po sot Altin Qato mori detyrën e drejtorit të Policisë Rrugore duke zëvendësuar Dhimitraq Ziun./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB