
ELBASAN- Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në Elbasan pas një konflikti të çastit. Raportohet se autor i ngjarjes është një 17-vjeçar.
Adoleshenti mësohet se e ka goditur 27-vjeçarin me thikë. Ky i fundit ka shkuar i plagosur në spital. Kjo ka vënë në lëvizje Policinë. Autori është vënë në pranga ndësra 27-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan Dëmtoi me mjet prerës, një 27-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Zëri.ai