
TIRANË- Zëri.ai ka siguruar një pjesë të dosjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me shitjen e aksioneve të kompanisë "Buka sh.a", për të cilën është ngritur një akuzë ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në dosjen e publikuar nga "Zëri.ai", hetuesi i SPAK shkruan në dosjen e përpiluar se janë administruar në fashikullin hetimor, komunikimet në WhatsAPP mes Arben Ahmetajt dhe Lirim Fezollarit, madje kanë shënuar orën dhe datën e komunikimit. Sipas SPAK, këto mesazhe përkojnë me kohën e shitjes së aksioneve të kompanisë. Madje kanë evidentuar edhe orën e komunikimit.
"Komunikimet e mbajtura nga i pandehuri Arben Ahmetaj duke përdorur numrin telefonik celular vërtetohen dhe nga përgjimi elektronik si dhe nga tabulatet, ç'ka krijon bindjen e plotë që i pandehurit Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë (në kohën e kryerjes së veprës penale) veprimet i ka kryer me dashje për të arritur qëllimin e tij duke shpërdoruar detyrën si dhe duke i sjellë përfitime materiale shtetasi Lirim Fezollari, në dëm të trashëgimtarëve të familjes Myderizi,"-shkruhet ndër të tjera nga SPAK në shkresën e publikuar nga "Zëri.ai".

Ndërkohë që po sot, disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se e kishte marrë të pandehur në çështjen hetimore për privatizimin e shoqërisë "Buka" shpk, ish-ministri Arben Ahmetaj ka publikuar disa dokumente ku sipas tij, kuptohet ajo që ka ndodhur. Dokumentet e publikuar nga Ahmetaj përfshijnë vlerësimin që eksperti kontabël ka bërë për këtë shoqëri dhe dokumentet që vetë Ahmetaj ka firmosur si ministër. Ai thotë se privatizimi në fjalë i rriti aksionet e shtetit dhe nuk i uli ato, ndërkohë që SPAK nga ana tjetër pretendon se Ahmetaj i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.
Ndër të tjera, Ahmetaj po ashtu pretendon se përqindja e aksioneve të ish-pronarëve u rrit nga 3.12 % që ishte më parë në 4.73% që doli pas vlerësimit që u bë në vitin 2014.
DOKUMENTI I PLOTË:
Materialet e administruara nga përgjimi i numrave celularë, në përdorim nga shtetasit e mësipërm, janë administruar në fashikujt hetimor, të cilat do të vlerësohen në raport me prova të tjera, nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Janë administruar në fashikullin hetimor, komunikimet në WhatsAPP, të cilat do të vlerësohen në raport me provat e tjera dhe gjyqtari i hetimeve paraprake, konkretisht më datë: 03.07./06.07/22.07/23.7, të gjitha në vitin 2015.
Më datë 22.07.2015-23.07.2015, diskutohet në lidhje me pjesëmarrjen e anëtarit të ministrisë së Ekonomisë në procedurën e ankandit që do të zvillohej. Nga dokumentacioni i administruar rezulton se janë zhvilluar procedurat e ankandit ndërmjet komisionit të ankandit dhe shtetasit Lirim fezollari më datë 18.06.2015, ora 10.00, 30.05.2015 ora 10.00, 30.06.2015 ora 14.00 dhe i fundit më datë 19.08.2015, ora 10.00 (në këtë rast është shitur paketa e aksioneve.)
Rezulton se i pandehuri Arben Ahmehtaj ka favoziruar shtetasin Lirim Fezollari, duke i sjellë përfitime materiale për shitjen e aksioneve dhe kjo provohet dhe me procesverbalin e këqyrej së sendit telefon. Në analizën e mësipërme, rezulton e provuar se i pandehuri Arben Ahmetaj njihej me shtetasin lirim Fezollari pasi është evidentuar komunikimi me sms në vitin 2019 dhe më tej kur sërish është dërguar sms në drejtim të Arben ahmetaj nga shtetasi Lirim Fezollari në vitin 2022. Në këtë mënyrë, vërtetëohet marrëdhënia dhe njohja me një kohështrirje të gjatë. Komunikimet e mbajtura nga i pandehuri Arben Ahmetaj duke përdorur numrin telefonik celular vërtetohen dhe nga përgjimi elektronik si dhe nga tabulatet, ç'ka krijon bindjen e plotë që i pandehurit Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë (në kohën e kryerjes së veprës penale) veprimet i ka kryer me dashje për të arritur qëllimin e tij duke shpërdoruar detyrën si dhe duke i sjellë përfitime materiale shtetasi Lirim Fezollari, në dëm të trashëgimtarëve të familjes Myderizi. Provohet se veprimet e kryera nga i pandehuri Arben Ahmetaj bien në kundërshtimin me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, vendimet e gjykatave dhe nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton si më poshtë:
Nga deklarimet e këtyrë shtetasve, të administruara në fashikullin hetimor, në raport dhe me provat e tjera, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se procedurat për privatizimin të shoqërisë "Buka" janë kryer në kundërshtim me ligjin.
U administruan në cilësinë e provës urdhëri nr.382, dt. 24.07.2014, i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, me të cilin është vendosur privatizimi i 45.977% të kuotave të shoqërisë "Buka sh.a." referuar situatës faktike dhe ligjore që ekzistonte në kohën e nxjerrjes së aktit aministrativ, pra më datë 24.07.2014, i cili është në kundërshtim me vendimin nr.26, dt. 24.04.2001, të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë urdhër i pandehuri Arben Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit MZHETS, ka urdhëruar si më poshtë: 1- Të privatizohet nëpërmjet shitjes me ankand paketa e aksioneve shtetësore në masën 45.977%, nga paketa prej 100% e aksioneve.
Arben Ahmetaj është marrë për herë të dytë si i pandehur nga SPAK, këtë herë për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, në kohën kur ai ka qenë në krye të Ministrisë së Ekonomi. Dëmi që llogaritet është rreth 700 milionë lekë të rinj. Hetimet vijojnë dhe në drejtim të biznesmenit Lirim Fezollari, i cili në truallin ku ka qenë ish-fabrika e bukës tashmë ka ndërtuar qendrën tregtare Emerald. Prona në fjalë i përkiste familjes Myderizi./Zëri.ai