Aktualitet

Zbulohen 4900 bimë kanabis, të mbjella në mes të misrit në Bishan të Vlorës

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa sekuestroi edhe armë zjarri

Zeri
Zbulohen 4900 bimë kanabis, të mbjella në mes të misrit
Drogë

VLORË - Një operacion antidrogë u zhvillua sot në fshatin Bishan të Vlorës, ku janë sekuestruar me mijëra rrënjë kanabis. Droga u zbulua në një parcelë, e mbjellë në mes të misrit.

Rrënjët e kanabisit, 4900 të sekuestruara në total, ishin në proces tharjeje. Ndërsa, në vendngjarje janë gjetur dhe dy armë e janë shoqëruar në polici disa persona.

Në pranga ra një shtetas me inicialet S.Ll, që dyshohet se ka mbjellë lëndën narkotike.

Në polici është shoqëruar dhe pronari i tokës. Ky i fundit ka thënë në komisariat se arën e kishte dhënë me qira. Aksioni u ndërmor nga Policia e Vlorës dhe FNSH./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB