
TIRANË- Urdhri për arrestimin e Ervin Salianjit është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që është çështje orësh ekzekutimi i tij. Në kohën që shkresa mbërriti në Polici, Ervin Salianji doli në një konferencë të fundit me gazetarët nga selia blu. Salianji njoftoi depozitimin e një kallëzimi penal ndaj Fatmir Xhafajt për të kërkuar hetimin e tij pasuror. Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend, për të penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Përmes një shkrese që i kanë dërguar kryeparlamentares Elisa Spiropali, demokratët kërkuan mbledhje urgjente, gjë e cila si duket nuk do të ndodhë.