
SHBA- Një nga videot më virale të momentit është ajo e presidentit të Haitit në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Duket qesharake por është e vërtetë, gjatë fjalës së tij përpara liderëve botërorë, në vend të përdorte një gotë për të pirë ujë, ai u ngatërrua dhe përdori broken e madhe e cila ishte aty.
Teksa tentonte të konsumonte ujë nga brokja, presidenti lagu kostumin që kishte veshur, duke u futur kështu në historinë e Asamblesë për gafën e bërë.
Ndoshta emocionet bën të vetën, pasi në atë moment ai po fliste kundër deklaratës së ish-presidentit amerikan Trump, ku ky i fundit ishte shprehur se emigrantët nga Haiti hanë kafshë shtëpiake në Springfield, Ohio.
"Unë do të doja të dërgoja përshëndetjen time vëllazërore për miqtë e Haitit që kanë treguar solidaritetin e tyre me emigrantët nga vendi im dhe veçanërisht ata që jetojnë në Springfield, Ohio,"
Në siklet nga kjo ngjarje e ndodhur, pas përfundimit të fjalës presidenti largohet nga foltorja me shpejtësi, por video nuk i shpëtoi dot mospublikimit në rrjetet sociale./ ZËRI