
Aurora Polo
TIRANË- Aurora Polo është zgjedhur kryetarja e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Afred Pezën, i cili dha dorëheqjen disa javë më parë. Vendimi për komandimin e Polos në këtë pozicion është marrë nga Bordi drejtues i RTSH-së, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të hapet gara për drejtorin e ri me mandat të plotë. Deri tani Polo ka qenë në postin e nëndrejtoreshës së Televizionit Publik. Alfred Peza dha dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i RTSH-së, pasi qëndroi në detyrë për më shumë se 1 vit, ndërsa u përball me akuza të shumta për largime të padrejta nga puna dhe emërime nepotike.
Poll