Video

Dënohet me një vit burg Ervin Salianji

Seanca u zhvillua mes përplasjeve mes Ledio Brahos avokatit të Salianjit dhe gjyqtares Elona Toro.

F.m
Dënohet me një vit burg Ervin Salianji
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit dhe pritet të vihet në pranga e të dërgohet në qeli për të vuajtur dënimin. Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe e shpalli demokratin fajtor për 'kallëzim të rremë' në lidhje me dosjen “Babale”. Seanca u zhvillua mes përplasjeve mes Ledio Brahos avokatit të Salianjit dhe gjyqtares Elona Toro. Braho e konsideroi si të paligjshëm depozitimin e provave të reja pas mbylljes së shqyrtimit të çështjes, ndërsa Toro i tërhoqi vëmendjen gjatë seancës. Vetë Salianji e konsideroi vendimmarrje politike dhe shtoi se do ta ndjekë në Gjykatën e Lartë. Në seancë për të mbështetur Salianjin ishin 17 deputetë të PD-së. Gazment Bardhi reagoi i revoltuar dhe u shpreh se e gjitha është bërë që një nga gjyqtarët, Genti Shala të shkojë në Gjykatën e Lartë. Kryedemokrati Sali Berisha dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideruan gjithashtu një luftë kundër Opozitës. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, dënimi i Salianjit është tregues që drejtësia ka dalë jashtë duarve të politikës.

Poll

MOS HUMB