Video

Shkatërrohet linja e kokainës nga Amerika Latine në BE, dy të arrestuar në Manzë

Gjatë aksionit të zhvilluar nga autoritetet italiane, zvicerane, polake e shqiptare janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente e sende të tjera me vlerë.

F.m
Shkatërrohet linja e kokainës nga Amerika Latine në BE, dy
Foto ILustruese

TIRANË- 61 urdhërarreste janë lëshuar dhe 21 persona janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në katër shtete përfshirë dhe Shqipërinë, duke goditur linjën e një trafiku droge nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. Mes të prangosurve ka edhe shqiptarë, dy prej të cilëve janë arrestuar në Manzë të Durrësit. Bëhet fjalë për Jurgen Kaçurrin dhe Arjanit Malokun. Gjatë aksionit të zhvilluar nga autoritetet italiane, zvicerane, polake e shqiptare janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente e sende të tjera me vlerë. Grupit iu sekuestruan edhe 60 milionë euro pasuri dhe 360 kilogramë drogë. Sipas mediave italiane, grupi i strukturuar kriminal e kishte bazën në Shqipëri. Droga hynte në Itali nëpërmjet Spanjës dhe Holandës.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB