
TIRANË- Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës ishte gjithashtu një nga fushat e reja që po eksploronte biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se sipas bisedave të zhvilluara në "SkyECC", Martinaj bashkëpunon me Behar Bajrin për të sjellë kokainë.
Sipas gazetarit, bisedat për futjen e Bajrit në trafikun e drogës zhvillohen kur ai kishte vetëm 4 muaj që kishte dalë nga paraburgimi. Por Bajri duket i shqetësuar se ngarkesa mos kapet, ndaj edhe i kërkon që të dalë garant. Teksa të dy flasin, Martinaj kërkon që Bajri të mos e diskutojë me asnjë "biznesin" e ri pasi ka frikë se mund të rrjedhin informacione./ZËRI