
Rayyan dhe Fadi Alwan
TIRANË- Palestinezja 24-vjeçare Rayyan Alwan, e cila u vra me thikë nga i ati në Tiranë, rezulton të jetë nëna e tre fëmijëve të mitur. Ajo ka qenë e martuar më herët, është divorcuar dhe fëmijët jetojnë me të atin. Familjarët e saj kanë deklaruar para autoriteteve në Gjermani se ajo bënte jetë larg traditave të tyre familjare dhe shumë të lirë, gjë që ishte kundërshtuar vazhdimisht prej babait të saj, Fadi Alwan. Vajza edhe ishte dhunuar për këtë arsye. Ky mendohet të jetë dhe shkaku për vrasjen e saj. Fadi Alwan dyshohet se fshihet në Liban, por deri tani nuk është vënë ende në pranga.
Poll