Video

Tik Tok do të mbyllet brenda javës në Shqipëri!

Brenda këtyre 12 muajve, sipas Manastirliut, qeveria shqiptare do të vijojë të ketë komunikime me përfaqësuesit e platformës në fjalë për vendosjen e filtrave shtesë.

F.m
Tik Tok do të mbyllet brenda javës në Shqipëri!
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar sot Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë. Brenda këtyre 12 muajve, sipas Manastirliut, qeveria shqiptare do të vijojë të ketë komunikime me përfaqësuesit e platformës në fjalë për vendosjen e filtrave shtesë. Në këtë mënyrë, pas 12 muajve, do të merret vendimi për rihapjen e “Tik Tok” në Shqipëri, por me rregulla krejtësisht të reja që do të ndikojnë në mirëqenien dhe jetën e përditshme të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Poll

MOS HUMB